Home / Lajme / Kronika e zezë / Shehu flet për Ora News – As dantoleni s’e shpëtonte dot Blertën

Shehu flet për Ora News – As dantoleni s’e shpëtonte dot Blertën

Në një prononcim për Ora News Tritan Shehu, kreu i shoqatës së anestezi-reanimacionit thotë se Blertës i ishin injektuar 3 flakonë dantolen por hipertermia ka qenë agresive.

“Hipertermia malinje është një komplikacion i vështirë, i rrallë. Reaksioni ndodh në muskuj dhe manifestohet me temperaturë mbi 42 gradë.Vajzës i është injektuar dantoleni 3 flakonë, por hipertermia ka qenë agresive” tha  Shehu në një prononcim për gazetaren e Ora News Manjola Hasa.

Ndërkohë mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e  Tefik Zhurdës, mjekut anestezist i cili tentoi vetëvrasjen pas operacionit të 16 vjeçares dhe aktualisht po lufton me vdekjen.

“Vizitova mjekun Tefik Zhurda ne mengjes.  Gjendja e tij është tepër kritike” tha Shehu.

Policia i ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës për tre mjekë të spitalit privat në Tiranë, ku humbi jetën 16 vjeçarja një orë pas mesnatës së 15 majit 2017

Në procedim penal janë mjekët, Jovan Polizol Kosta, Moeibus Gehart Ulf dhe Tefik Zhurda. Dy mjekët e parë janë shtetas që jetojnë përkatësisht në Janinë dhe Athinë.

Ndërsa Zhurda, është mjeku anestezist i cili tentoi vetëvrasjen duke injektuar preparat lënde anestezie pas operacionit që iu nënshtrua adoleshentja.

Mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 16 vjeçares.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *