Home / Kryesoret / Shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë

Shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë

Policia duhet që të garantojë mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe nevojitet që të gjithë së bashku të angazhohemi që të vendosim transparencë themelore të vendosjes së marrëdhënieve midis policisë dhe qytetarëve, me komunitetet dhe opinionin më të gjerë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në solemnitetin e sotëm me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë.

Ministri Nuhiu theksoi se të gjithë së bashku duhet që të angazhohemi që sa më shpejt e gjithë policia të vendoset në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.

 “Vendit dhe sigurisë publike i nevojitet profesionalizëm. Në Ditën e Policisë së Republikës së Maqedonisë  do të përulem para simbolit të këtij institucioni të rëndësishëm shtetëror me bindje të thellë dhe me përkushtueshmëri maksimale se me angazhimin tonë të përbashkët, këtë institucion do të sjellim në parametra që janë të njohur ndërkombëtarisht për punën e policisë në kushte të një shoqërie demokratike”, deklaroi Nuhiu.

Theksoi se reformat e mëdha në polici do të duhet që të vazhdojnë, që, siç tha, të shënohet përparim dhe prosperitet, duke i kultivuar vlerat dhe standardet thelbësore të një policie profesionale, dinjitoze dhe të respektuar.

Në nderim të sakrifikimit dhe veprës së pjesëtarëve të MPB-së që e humbën jetën duke mbrojtur vlerat shtetërore dhe institucionale, para përmendores të MPB-së lule vendosën ministri Nuhiu, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vladimir Atanasovski, sekretarja shtetërore Sanja Dimitrovska si dhe funksionarë të lartë të MPB-së, kori diplomatik dhe anëtarë të familjeve.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *