Home / Lajme / Rajon / Shënohet incidenti i parë në fushatën elektorale, ja çfarë ndodhi në Lezhë!

Shënohet incidenti i parë në fushatën elektorale, ja çfarë ndodhi në Lezhë!

Pak ditë pas fillimit të fushatës elektorale ështës shënuar dhe incidenti i parë.

 Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku një djalë ka kanosur me fjalë një vajzë të re për mospjesëmarrjen e saj në fushatën elektorale të PS-së në qytet.

19 vjeçari me incialet S.N, së bashku me 3 persona të tjerë, kanë sulmuar dhe kanosur verbalisht një 21 vjeçare me incialet K.N pasi ajo refuzonte të merrte pjesë në fushatën e PS-së.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin S.N, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 27.05.2017, në Dajç, në lokal, me tre persona të tjerë, ka kanosur me fjalë shtetasen K.N, vjeç 21, për mospjesëmarrje në fushatë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *