Home / Lajme / Maqedoni / Sheqerinska: Drejtori i Onkologjisë gënjen se më ka ndihmuar, dola e përgjakur nga Kuvendi

Sheqerinska: Drejtori i Onkologjisë gënjen se më ka ndihmuar, dola e përgjakur nga Kuvendi

Deputetja e LSDM, Radmilla Sheqerinska ka reaguar kundër drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Miki Ristovski, i cili përmes rrjetit social facebook kishte deklaruar se ai e kishte ndihmuar ate. Ristovski ka theksuar se me vetëiniciativë kishte shkuar në Kuvend dhe nuk ishte pjesë e protestave të dhunshme. Por nga ana tjetër Sheqerinska ka theksuar se ai ka qenë pjesë e protestave dhe se gënjen se i ka ofruar ndihmë,

“Ai gënjen, sepse vetëm një djal i ri me bluzë të bardhë më ndihmoi, bashkë me disa gra, dhe askush tjetër. Nëse më ka ndihmuar ai si mjek, pse nuk u përkujdes të mos kem gjakderdhje, por unë dola e përgjakur. Kam takuar edhe deputetë të VMRO-DPMNE të cilët më shihnin si zvarritesha e përgjakur, por kalonin pa më ndihmuar”, theksoi Sheqerinska

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *