Home / Kryesoret / Sheqerinska: Rrihni dhe vritni, Gjykata nuk ju dënon

Sheqerinska: Rrihni dhe vritni, Gjykata nuk ju dënon

Deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska është shprehur në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës për dënim me kusht të sulmuesve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Vendimi është porosi se qytetarët mund të futen në shtëpinë dhe vendin e punës së çdonjërit, t’i rrahin njerëzit e shtëpisë, t’i mbysin ata dhe për këto veprime të mos dënohen,

“Besoj se shumë profesionistë në Gjykatë dhe Prokurori turpërohen për me vendimin e djeshëm i cili lidhet me ngjarjet e 27 prillit dhe se janë të brengosur se kah po shkon drejtësia e Maqedonisë kur edhe këto situata kalojnë, realisht, edhe pa dënime e të cilat paraqesin përgjegjësi penale të individëve. Incizimet dëshmojnë se në Kuvend atë ditë kanë hyrë persona të cilët kanë qenë të paguar dhe të dërguar që të mbysin dikë dhe të ju lëndojnë. Sot gjykatësit dërguan mesazh se çdonjëri mund të hyjë në shtëpi tek ju, në punë, të hyjë në mënyrë grupore, të ju rrah, të ju mbys dhe nesër të mos jepet llogari për atë”, tha Sheqerinska.

Por sërish ajo është e bindur se me këtë vendim nuk mbaron procesi i llogaridhënies për terrorin e 27 prillit dhe se përgjegjësi do të mbajnë jo vetëm ata që terrorizuan por edhe ata që e falen terrorin e urdhëruan të njëjtin.

Sheqerinska duke folur nga këndvështrimi i qytetarit thotë se punën e parë që ajo e pret prej shtetit është që të jetë e siguruar dhe e mbrojtur.

Duke treguar fotografi të 27 prillit ajo u shpreh “ja si trajtohemi ne nga ata që e paguan, urdhëruan dhe e bënë atë” siç shprehet ajo, “edhe pse kjo qe e shpërndarë me gjuhë të urrejtjes si para 27 prillit por edhe pas saj”

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *