Home / Lajme / Kronika e zezë / Sherr për dyqanin e byrekut, 38-vjeçari u qëllua tri herë me thikë

Sherr për dyqanin e byrekut, 38-vjeçari u qëllua tri herë me thikë

Konflikti i vjetër mes dy familjeve, për shkak të konkurrencës së një dyqani që shiste byrekë, përfundoi me vrasje

Viktimë mbeti 38-vjeçari Renald Pulaku, baba i dy fëmijëve. Ai u qëllua me thikë mbrëmjen e së premtes nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi Edvin Gjini. Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ndodhi në orët e vona, ku 38-vjeçari Edvin Gjini ka goditur tri herë më thikë bashkëmoshatarin e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia bën me dije se Renald Pulaku menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por që mëngjesin e së shtunës ai ka gjetur vdekjen, pasi plagët e marra nga thika kanë qenë vdekjeprurëse.“Specialistët e sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Edvin Gjini, 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë, pasi në lagjen ‘Haxhias’ në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Lazarenëve’, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin R.P., 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se autori i krimit rezulton person, i cili konsumon lëndë narkotike. Dyshohet se ai e ka pritur viktimën Renald Pulaku dhe shumë pranë rrugicës ku edhe banonte ai, menjëherë, pa i folur asnjë fjalë, e ka goditur fillimisht dy herë me thikë në mushkëri.

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *