Home / Lajme / Maqedoni / Shikojeni gafën e vajzës së presidentit Trump në Itali (FOTO)

Shikojeni gafën e vajzës së presidentit Trump në Itali (FOTO)

Ivanka Trump, në një restorant të Romës ku ishte së bashku me bashkëshortin, pyeti pronarin e restorantit se e kujt shenjtori ishte një fotografi e varur në mur. Në fakt, ishte fotoja e ish-futbollistit Giorgio Chinaglia, qendërsulmues i Lazios së titullit të dytë kampion në histori.

Ndoshta, Ivanka u ngatërrua pasi fotoja e Chinaglia ishte varur mes një kryqi dhe portretit të Padre Pios. Gjithashtu, në foto, ish-sulmuesi ka shikimin të drejtuar drejt qiellit.

Chinaglia ka luajtur edhe në SHBA, me New York Cosmos, në periudhën 1976-1983, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të famshëm të Amerikës. Por, për vajzën e Presidentit Donald Trump, në vizitë zyrtare në Romë, ai ishte krejtësisht i panjohur./tch

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *