Home / Kryesoret / Shilegov: Ka filluar procesi i bisedimeve për formim të Qeverisë së re, takimi i liderëve është në vijim

Shilegov: Ka filluar procesi i bisedimeve për formim të Qeverisë së re, takimi i liderëve është në vijim

Ka filluar procesi i bisedimeve për formim të Qeverisë së re, takimi i liderëve është në vijim, theksoi sot zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Pas përfundimit të takimit, theksoi, se nga ana e LSDM-së dhe nga ana e BDI-së deri te opinioni do të dërgohen kumtesa.

Sipas tij, është tejet e parëndësishme që çështja për ndarje të resorëve ose ndarje e personalizuar e emrave ose resorëve sipas partive politike.

Ajo çfarë është më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, ajo çfarë është në interes për Republikën e Maqedonisë që t’i ndryshojmë, gjegjësisht të vendosim parim të funksionit gjegjësisht kthim të sistemit të funksionit në të cilin qytetarët Qeverinë do ta ndjejnë të vetën. Në qoftë se mbetet parimi i njëjtë, ose mënyra ose sistemi i njëjtë i funksionimit të pushtetit atëherë jashtëzakonisht janë të parëndësishme resorët dhe vendimet personale të këtyre resorëve”, potencoi Shilegov.

Lidhur me atë se deri kur pritet të zgjasin bisedimet rreth formimit të Qeverisë, ai tha se presin që sa më shpejt që është e mundur të përfundojnë këto bisedime, për shkak se nuk do të nevojiten njëzet ditët e parapara me Kushtetutë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se do të bisedojnë me të gjithë partitë politike të cilët i kanë dhënë nënshkrimet për marrje të mandatit për përbërje të Qeverisë. Në ato bisedime, shpjegoi, do të definohen pozicionet politike të çdo partie, në kuptim të mbështetjes dhe participimit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *