Home / Kryesoret / Shilegov: Të gjithë do përgjigjen për dhunën

Shilegov: Të gjithë do përgjigjen për dhunën

LSDM-ja e ka cilësuar i të turpshëm vendimin për dënimin me kusht të 9 të akuzuarve për dhunën brutale në Kuvend. Sipas kësaj partie gjykata mori aktvendim në favor të krimit ndaj atyre që ishin në vendet e tyre të punës.

 Sinqerisht shpresoj që askush që ka marrë pjesë në këtë aktvendim të porositur nuk do ta përjetojë atë që përjetuan deputetët e LSDM-së dhe shumica parlamentare, të sulmohen në vendet e tyre të punës, të sulmohen nga një turmë. Këto aktvendime të miratuara për krim janë  turp dhe ndoshta kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e gjyqësorit të Maqedonisë- tha Petre Shilegov, LSDM.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE kanë reaguar duke thënë se presin aktvendime të duhura edhe për personat të cilët ishin përgjegjës për dhunën politike dhe shkeljen e Kushtetutës.

 Sulmi ndaj Kuvendit ndodhi prej bernda me shkelje të të paktën 3 neneve të Kushtetutës, më së paku të 27 neneve të Rregullores për punën e Kuvendit. Çdo gjë që ndodhi pastaj është pasojë e këtij tentimi për grusht shtet nga ana e koalicionit të Tiranës në krye me LSD- u përgjigj Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Të nëntë personat e akuzuar për dhunën në Kuvend më 27 prill morën dënime me kusht.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *