Home / Kryesoret / Shiret Elezi paralajmëron: “kërcënohet bllokimi total i komunave” (VIDEO)

Shiret Elezi paralajmëron: “kërcënohet bllokimi total i komunave” (VIDEO)

Shqetësim serioz për bllokim total të komunave pas 15 majit, ka shprehur ministrja e vetëqeverisjes  lokale, Shiret Elezi. Ajo paralajmëron se ndërmarrjet publike, çerdhet, institucionet kulturore, zjarrfikësit, do të përballen me ngecje të punës, ndërsa problem kryesor do të jetë pagesa e rrogave.

“Probleme më të shpejta me të cilat do të ballafaqohen qytetarët janë lejet e ndërtimit, mos marrja e pagave në administratën e vetëqeverisjes lokale, në arsim, në transportin e nxënësve, në ndërmarrjet publike, në aktivitetet komunale, përkatësisht, probleme në mbledhjen e mbeturinave, në ujësjellës, si dhe në ndriçimin rrugor”, u shpreh Shiret Elezi, Ministre për vetëqeverisje lokale.

Elezi në një letër kërkon zgjidhje nga Kuvendi, për debllokimin e qeverisë lokale. Kryeparlamentari Talat Xhafer, tashmë ka dërguar kërkesë deri te deputetët, thonë nga kabineti i Xhaferit.

“Për këtë çështje është kompetent Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nga ku kërkohet pajtueshmëri urgjente nga të gjitha partitë politike parlamentare, në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Kodin zgjedhor, por edhe për të gjitha aktivitetet e tjera”, nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RM-së.

 Se gjithçka është në duart e partive politike dhe të të zgjedhurve të popullit, këtë e konfirmoi edhe Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas,  i cili dorëzoi iniciativë për heqjen e disa përcaktimeve të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe të Kodit Ligjor, për të cilët dje Gjykata kushtetuese u shpall jo kompetente.

“Mbetet vetëm opsioni, që Kuvendi i RM-së në procedurë urgjente, deri më 15 maj të bëjë ndryshime të ligjit për vetëqeverisje lokale, duke shlyer Nenin 35, paragrafi 1 dhe ndryshim të datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, që të mos ketë ndërprerje të mandatit të këshilltareve deri më datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, tha Todor Petrov, Kryetar i KBM.

Para disa ditësh, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për TV21 deklaroi që zgjedhjet lokale me shumë gjasa do të mbahen gjatë pushimeve verore, në shtator, tetor ose nëntor. Sipas tij, për datën e mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *