Home / Kryesoret / Shkresa zyrtare e Xhaferit arrin në Kabinetin e Ivanovit, tani ai e ka rradhën

Shkresa zyrtare e Xhaferit arrin në Kabinetin e Ivanovit, tani ai e ka rradhën

Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë ka arritur letra nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, në të cilën informojnë se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Shtëpisë ligjvënëse.

“Kabineti i kryetarit konfirmon se është arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, thonë për MIA-n nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Paraprakisht kryetari i Kuvendit informoi se është dërguar letër deri te presidenti Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot me letër e ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, siç theksohet, pret që presidenti Ivanov do të veprojë sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *