Home / Showbiz / Shkumbin Ismaili, mjeshtri i baladave të dashurisë (VIDEO)

Shkumbin Ismaili, mjeshtri i baladave të dashurisë (VIDEO)

Është i njohur për baladat e tij të mrekullueshme shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar, por Shkumbin Ismaili në prag të sezonit veror vendosi të vijë me më shumë ritëm në projektin e tij të fundit të titulluar ‘Se ç’mu desht’.

Këngët e tij kanë kryesisht për temë dashurinë dhe ngjarjet që këngëtari trajton brenda tyre janë të bazuara në jetën reale të tij dhe rrethit.

Sa i përket stilit të muzikës që këndon, këngëtari shpesh herë është krahasuar me rock grupin ‘Elita 5’, të cilët po ashtu vijnë nga i njëjti qytet, Tetova.

Shkumbini çdo ditë e më shumë është i kërkuar në mbrëmjet muzikore kudo ku ka shqiptar, kështu veç përmbushjes shpirtërore që i sjell muzika duke u pasuruar edhe nga ana financiare.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *