Home / Kryesoret / Shkupi “mban rekord” për numrin e divorceve

Shkupi “mban rekord” për numrin e divorceve

Më shumë divorce në vend ka pasur në kryeqytet. Në tre muajt e parë në Maqedoni ka pasur më kurorëzime, por edhe më pak divorce.
Në Maqedoni në tremujorin e parë të këtij viti janë lidhur 2.566 martesa, ose për shtatë për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Në tre muajt e parë janë regjistruar edhe 519 shkurorzime, që është për 21,8 për qind më pak se në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016.

Numri i divorceve në tremujorin e parë është si vijon: Shkup (105), Manastir (31), Prilep (30), Strugë (23), Tetovë (26), Strumicë (17), Ohër (45), Kumanovë, Zhelinë dhe Koçani (13). Ndërsa divorce nuk ka pasur në Veles, Dojran, Demir Hisari, Demir Kapija, Krushevë dhe disa vende tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *