Home / Showbiz / Shkurte Fejza tregon se a do të aderojë në politikë (Foto)

Shkurte Fejza tregon se a do të aderojë në politikë (Foto)

Në prag të zgjedhjeve të reja në vend, përveç ftesës së gazetarëve e analistëve të ndryshëm për t’iu bashkuar partive politike, ftesë po marrin edhe shumë këngëtarë të njohur.

Njëra nga to është edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila së fundmi u përfol shumë për përfshirjen e saj në një parti politike,  transmeton Gazeta Express.

Por Shkurtja ka demantuar këtë gjë përmes një reagimi që ka bërë në profilin e saj në Facebook.

Këngëtarja e njohur ka postuar një fotografi ku edhe ka thënë se nuk ka asnjë ambicie që të merret me politikë dhe se nuk do të aderoj në parti politike.

“Miq të mi të dashur, simpatizues shumë të respektuar të këngëve të mija, Ju që më keni mbështetur për dyzet vite me radhë gjeneratë pas gjenerate në ditë të mira dhe në ditë të vështira për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptarë. Ju jeni pjesa ma e ndërgjegjshme e kombit shqiptarë dhe une krenohem me ju. Andaj dua të ju them se: Unë nuk kam ambicje të merrem me politikë por edhe nuk dua t’a dëshproj asnjërin nga ju qe jeni nëpër parti të ndryshme politike, edhe për këtë arësye nuk aderoj në parti politike”, kishte shkruar Shkurta.

Por përveç kësaj ajo ka një kërkesë për të gjithë fansat e saj.

Shkurta kërkon nga fansat e saj që të votojnë partitë e tyre të preferuara dhe të votojnë ata që mendojnë se janë më të ndershëm dhe më atdhetarë.

“Kam vetem një kërkesë nga Ju: Ashtu si jeni ju ma të mirët prej të gjithë të tjerëve votoni nëpër partitë tuaja të preferuara por mundohuni dhe votoni vetem ata që mendoni se janë ma të ndershëm, ma atdhetarë dhe që punojnë ,ma së shumti për këtë popull sepse mjaftë kemi vuajtur. Ky do të ishte patriotizmi ma i madh sepse sot patriot është ai që punon shume dhe ndershëm për mirëqenjen e qytetarëve të Kosovës sonë të dashur.

Me dashuri dhe respekt

Shkurte Fejza”, kishte shtuar më tej këngëtarja e njohur Shkurte Fejza.

Kujtojmë që partia e fundit që e ka ftuar këngëtaren Shkurte Fejza për t’iu bashkuar në rrugëtimin politik ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

Lajmin për ftesat partiake ndaj këngëtares e ka konfirmuar vet për Express, bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *