Home / Lajme / Kronika e zezë / Shoferi italian merr në qafë një familje, plagosen dhe dy vajza të mitura

Shoferi italian merr në qafë një familje, plagosen dhe dy vajza të mitura

Një aksident më 5 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Plepa- Shkozet, në Durrës.

Policia bën me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, ku një BMW me targa italiane me drejtues shtetasin italian M.D. është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues A.S. 31 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, mësohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona që po udhëtonin me makinën tip ‘Benz’, konkretisht drejtuesi i mjetit, A.S. dhe pasagjerët, bashkëshortja e tij, D.S. 65 vjeçe, banuese në Mallakastër.

26 vjeçe, 2 vajzat e mitura, S.S. 1 vjeçe dhe V.S. 5 vjeçe dhe H.D. Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, H.D. aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Po ashtu, sic bën me dije policia drejtuesi i mjetit tip BMW ndodhet në vendngjarje.
Ndërsa, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *