Home / Kryesoret / Shoqata “Shtëpia Mëshira” ndihmon familjet skamnore – (VIDEO)

Shoqata “Shtëpia Mëshira” ndihmon familjet skamnore – (VIDEO)

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit Shoqata Humanitare Kulturore “Shtwpia Mëshira” nga Tetova për mbi njëqind familje skamnore nga Tetova dhe rrehtina ka ndarë miell dhe disa pako me artikuj ushqimorë të cilat janë siguruar nga aktiviteti human i shoqatës humanitare kulturore “ Shtëpia e Mëshirës” në bashkëpunim me kompani të ndryshme dhe njerëz human të cilët kanë kontribuar që sadopak të ndihmojnë familjet në nevojë të cilat nuk kanë të ardhura me qëllim që edhe këto familje në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të kenë se çfarë të shtrojnë në sofrat e tyre të iftarit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe nga Shoqata Kulturore Humanitare “Shtëpia Mëshira” njoftuan gjithashtu se gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të vazhdojnë me aktivitetin e tyre humanitarë për të ju ardhur në ndihmë familjeve të cilat gjendjen e tyre ekonomike e kanë të rënduar dhe vërtetë kanë nevojë për ndihmë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *