Home / Kryesoret / Shoqata “Vepra” realizoi projektin ekologjik – (VIDEO)

Shoqata “Vepra” realizoi projektin ekologjik – (VIDEO)

Shoqata kulturore humanitare “VEPRA” nga fshati Bogovinë krahash realizimit me sukses të shumë projekteve dhe aktiviteteve me karakter kulturor, arsimor, shkencor, dhe fetarë së fundi ka realizuar edhe projektin ekologjik “Në mbrojtje të ambietit, ruajmë shëndetin II”. Ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në rruajtjen e ambientit jetësor ku jetojmë, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për një ambient më të pastërt dhe më të shëndetshëm, andaj me këtë rast anëtarët e shoqatës kulturore humanitare dhe ekologjike “VEPRA” kryesisht në qendrat e fshatit Bogovinë kanë realizuar me sukses montimin e 29 koshave për mbeturina duke mbuluar hapësirat më të frekuentuara të fshatit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe për herë të parë këtë projekt ekologjik shoqata kulturore humanitare “VEPRA” nga fshati Bogovinë e ka relizuar në vitin 2012 ku në atë kohë në këtë fshat janë vendosur rreth 15 kosherw për mbeturina.Nga kjo shoqatë apelojnë deri tek të gjithë qytetarët e Bogovinës që t’i ruajnë dhe shfrytëzojnë koshat e mbeturinave, të mos i hudhin mbeturinat vend e pa vend me qëllim që të kontribuojnë në rruajtjen e ambientit jetësor për një jetë dhe ambient më të shëndetshëm. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *