Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet konkursi për arritje shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës

Shpallet konkursi për arritje shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës

Është shpallur konkursi për ndarje të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2017,

 

Konkursi do të zgjasë nga 1 deri më 30 qershor të vitit 2017. Me çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” jepet mirënjohje e lartë për arritje shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të rrethinës njerëzore dhe në veprimtarinë sociale.

Në konkursin e publikuar sot thuhet se çmimi shtetëror ndahet për individë, grup veprimtarësh, ekipe, institucione, shoqata tregtare dhe shoqata të qytetarëve, ndërsa nën kushtet e përcaktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve të veprimtarëve, ekipeve dhe institucioneve nga vendet e huaja për arritje nga interesi publik për Republikën e Maqedonisë.

Siç thuhet në konkurs, një individi të shpërblyer i ndahet diplomë dhe shumë parash, çdo anëtari të grupit të veprimtarëve të shpërblyer ose ekipit i ndahet diplomë dhe pjesë e barabartë e shumicës së parave, ndërsa institucionit, shoqatës tregtare ose shoqatës së qytetarëve të shpërblyer u ndahet diplomë dhe plaketë. Shuma e parave e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është dhjetë paga mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë në tre muajt e fundit në vitin vijues. Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” ndahet, sipas rregullës, çdo vit. Në një vit mund të ndahen të paktën pesë çmime, njofton AIM.

“Iniciativë për ndarje të çmimit shtetëror ‘Shën Klimenti i Ohrit’ mund të dorëzojnë: institucione, shoqata tregtare, shoqata të qytetarëve dhe qytetarë. Dorëzuesit e iniciativës për ndarje të çmimit shtetëror duhet që ta elaborojnë iniciativën. Në tekst duhet të përmbahen edhe të dhëna të sakta biografike, adresa e saktë e vandbanimit (adresa- rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhëna për rezultatet e arritura në sferën në të cilën është realizuar arritja dhe të dhëna të tjera që konsiderohet se do të kontribuojnë në vlerësim. Dorëzuesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e tij të plotë, firmën, adresën dhe telefonin.

Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dorëzohet në 20 kopje, ndërsa punimet (libra, publikime dhe ngjashëm) trajtohen si kontribute dhe duhet të dorëzohen në një (1) kopje”, thuhet në konkurs. Iniciativat duhet të dorëzohen në adresën: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë – Këshilli për ndarje të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, rr.”Gjuro Gjakoviq” nr.61 – Shkup, Republika e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *