Home / Lajme / Rajon / Shpend Ahmeti uron për Ramazan: Pas shumë kohe në Prishtinë me ujë për syfyr

Shpend Ahmeti uron për Ramazan: Pas shumë kohe në Prishtinë me ujë për syfyr

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Por, Ahmeti me këtë rast ka bërë edhe pak fushatë me ujë.

“Te gjithë besimtarëve mysliman, urime muaji i Ramazanit. Pas shumë kohe në Prishtinë me ujë për syfyr”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Në të gjithë botën më shumë se 1 miliardë myslimanë me datën 27 maj do të nisin edhe agjerimin për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 27 maj dhe dita e parë e Fiter Bajramit është me 25 qershor.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *