Home / Lajme / Kronika e zezë / Shpërndante drogë në qytet, kapet i riu me 22 doza heroinë

Shpërndante drogë në qytet, kapet i riu me 22 doza heroinë

Pas një hetimi një mujor, në sajë të një operacioni antidrogë të koduar “Red 2” është bërë i mundur arrestimi i një shpërndarësi heroine në qytetin e Fierit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Elvir Kananaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Afrimi i Ri” Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, Kananajt i’u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *