Home / Lajme / Kronika e zezë / Shpërthen bombola e gazit në një banesë, plagoset një person

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 4 në Korçë, në banesën e shtetasit E.P., rreth 63 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombola ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore i zoti i shtëpisë.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Korçës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *