Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët në Maqedoni do të vazhdojnë të jenë lypsarë

Shqiptarët në Maqedoni do të vazhdojnë të jenë lypsarë

Muhamer Pajaziti

Qytetarët e Maqedonisë pas pritjeve të gjata më në fund morrën lajmin për krijimin e qeverisë së re.  U zbardh edhe lista e ministrave të cilët do të impementojnë politikat e qeverisë së re.

Shqiptarët e kësaj rradhe u gëzuan vetëm me faktin se ra një rexhim që i ka dërmuar rëndë për më shumë se një dekadë dhe për instalimin e nomeklaturës tjetër me ‘shpëtimtarin’ Zoran Zaev, i cili që në fillim tregoi hapur se nuk do të merren vendime në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë.

Shqiptarët do të vazhdojnë të qeverisen me kushtetutën në të cilën askund nuk përmendet emri kombëtar shqiptar.

Duhet ta pranojnë se përkundër dëshirës së madhe, nuk patëm fuqi për ta ndryshuar realitetin shqiptarë në Maqedoni.

Në këtë proces dështoi edhe kryeministriti Shqipërisë, Edi Rama, i cili sërish duhet të përgëzohet për angazhimin dhe rolin e tij në këtë drejtim. Kishte ish-kryeministra shqiptarë që nuk e hapën gojë kurr për ne jetimët e Shkupit Dardan.

Shqiptarët në Maqedoni do të vazhdojnë të jenë lypsarë, me më pak të drejta se sa 5 apo 6 për qind e Serbëve në Kosovë.

Fatkeqësisht nuk patëm forcë ti rezistojmë presionit të regjimit të kaluar si dhe presionit ndërkombëtar për stabilitet dhe vendosjen e një status quo për drejtat e shqiptarëve deri në dobësimi e plotë të regjimit të kaluar.

Ky dështim i adresohet të gjithë politikanëve shqiptar të cilët për një kohë të gjatë u hëngrën si qen të tërbuar për një kockë pushtet dhe interesa personale.

Politikanëve shqiptarë me një vetëdije të ulët që nuk arritën të unifikohen plotësishtë për kauzë të përbashkët, ti mundësojnë shqiptarëve një jetë me dinjitet.

Duhet vecuar, angazhimin e liderit të vetëm shqiptar që rezistoi fuqishëm, por që në fund hienat sllavo-maqedonase e përgjakën. Lideri që nuk pati forcën politike të bëjë më shumë, sepse votuesi shqiptar kishte zgjedhur ndryshe.

Kështu që deklaratat për Parlament Shqiptar, federalizim, ridefimin e barazi të plotë mbeten vetëm fars ose ide që ndoshta do ta realizohen në një kohë tjetër.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *