Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarja 24-vjeçe e shitur katër herë në Maqedoni, torturohej dhe dhunohej vazhdimisht (Video)

Shqiptarja 24-vjeçe e shitur katër herë në Maqedoni, torturohej dhe dhunohej vazhdimisht (Video)

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Korçë, ku një grua ka tentuar të vrasë bashkëjetuesin e saj me sëpatë, pas një konflikti për motive të dobëta. E arrestuara është Vjollca Shkëmbi dhe nuk është person i panjohur për median e publikun.

24-vjeçarja nga fshati Pojan, nënë e një vajze dyvjeçare, ka marrë guximin t’i japë fund trafikimit të saj për qëllime martese, duke denoncuar tutorët të cilët e kanë shitur atë në mënyrë të përsëritur në Maqedoni për vlera nga 400-700 euro.

Shkëmbi pohon se ishte detyruar të mbronte dy trafikantët e saj, pasi ishte marrë peng nga babai i njërit prej tyre, shtetasi Qazim Qazimaj. Ky i fundit i kishte kërkuar duke e kërcënuar me vrasje që të mbronte djalin e tij, Urim Qazimaj, dhe trafikantin tjetër të saj Mersin Myrtollari.

“Jam shitur katër herë në Maqedoni me burra mbi 50 vjeç kundrejt shumës prej 400-700 euro. Dhunohesha fizikisht e nuk pranoja të martohesha me personin e radhës. Herën e fundit më kanë detyruar të martohem me një burrë që ishte 74-vjeç”, thotë ajo.

Me Urim Qazimajn ajo ka qenë në një shkollë në të njëjtin fshat. Ai e dinte se ajo ishte vajzë e pambrojtur, pasi familja e saj ishte e varfër dhe askush nuk mund ta ndihmonte.

“Më kanë detyruar të martohem me pleq dhe në këmbim të martesës sime ata merrnin mbi 400 euro. Unë nuk kam marrë asgjë nga këto lekë”, shton ajo. “Gjithçka nisi kur Urimi më njohu me një maqedonas dhe më tha që është njeri i mirë dhe është edhe në gjendje të mirë ekonomike. Pas disa takimesh unë u martova me të, por nuk e dija që isha shitur. Pas disa kohësh u ndava pasi më dhunonte. Nga dhuna humba dhe fëmijën në muajin e katër të shtatzënisë. Ma pas Urimi filloi të më propozonte martesa të tjera. Më dhunonte nëse nuk pranoja. Çdo ditë interesoheshin klientë nga Maqedonia dhe zgjedhjen e bënte”.

Në Maqedoni ajo kishte identitete të ndryshme. Urimi, në bashkëpunim me dajën e tij, merrte certifikata me emër tjetër dhe më pas kryenin celebrimin.

“Pasi qëndroja disa javë me burrin që më kishte blerë, largohesha dhe kaloja kufirin nga mali, ku më priste Urimi dhe kthehesha për të kryer martesën e radhës. Kam ndenjur pa bukë, jam rrahur si kafshë nga burri që më kishte blerë, kryeja marrëdhënie me dhunë”, shton ajo.

Por pas zbulimit ju e përgënjeshtruat trafikimin…

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *