Home / Lajme / Botë / Shtatë persona janë vrarë në operacionin kundër terrorizmit të SHBA-së në Jemen

Shtatë persona janë vrarë në operacionin kundër terrorizmit të SHBA-së në Jemen

 Forcat e armatosura të SHBA-së, sot në mëngjes kanë kryer operacion kundër terrorizmit kundër bazës së Al Kaedës në provincën jemenase Marib dhe kanë vrarë shtatë ekstremistë të degës së Al Kaedës në Gadishullin Arabik, lajmëroi TASS.

Për operacionin kumtoi Komanda qendrore e forcave të armatosura amerikane (Sentkom) në sferën operative, në kompetencë të së cilës është Lindja e Afërt.

Sipas kumtesës, qëllimi fillestar i operacionit ishte grumbullimi i të dhënave zbuluese.

Shtatë persona janë vrarë në sulmet “e kombinuara nga armë të vogla zjarri me sulme të sakta ajrore”.

Sipas dy përfaqësuesve amerikanë nuk dihet nëse ka amerikan të pësuar në këtë aksion, i cili është kryer në 40 kilometra në veri të vendit, në të cilin amerikanëve kanë kryer një sulm të ngjashëm në muajin janar

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *