Home / Sport / Shtyhet finalja e Kupës së Greqisë, huliganët sherr masiv para ndeshjes (FOTO & VIDEO)

Shtyhet finalja e Kupës së Greqisë, huliganët sherr masiv para ndeshjes (FOTO & VIDEO)

Episode shokuese dhune kanë ndodhur dje gjatë finales së Kupës së Greqisë mes PA PK-ut dhe AEK-ut të Athinës. Derbi mes tyre është shoqëruar nga përplasje të shumta mes dy tifozerive.
Fansat janë kapur duke përdorur një sërë objektesh si karriges apo shufra hekuri. Ndeshja e planifikuar për të filluar në orën 18:30 është shtyrë, ndërkohë që policia ndërhyri dhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë huliganët. Sfida tashmë do të luhet në “Panthessaliko Stadium”.
Nga përleshjet e dhunshme midis tifozëve me njëri-tjetrin, por edhe me forcat policore, janë plagosur mbi 70 vetë, prej të cilëve 11 janë kuruar në spitalin e qytetit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *