Home / Kryesoret / Shtyhet gjykimi për të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Shtyhet gjykimi për të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u shty seanca e parë për nëntë të akuzuar për dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill. Gjykimi është shtyrë për 23 maj për shkak mungesës së njërit prej të akuzuarve cili duhej të sillet nga arresti shtëpiak.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale dhe pjesëmarrje në turmë që do të pengoj personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Në gjykatë janë thirrur si dëshmitarë edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe pjesëtarë të sigurimit të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, anëtarë të sigurimit të brendshëm të Kuvendit të RM-së dhe sigurimit të ish ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Собрание тепачка

Për dhunën në Kuvend të dyshuar janë 30-të persona prej të cilëve pjesës më të madhe u janë shqiptuar masa të kujdesit, një pjese arrest shtëpiak, ndërsa dy, gjegjësisht babë e birë, janë në paraburgim për tentim për vrasje.

Në ngjarjet e 27 prillit u lënduan disa deputet mes të cilëve më rëndë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

MPB kumtoi se punon në gjetjen e të gjithë personave të dyshuarve dhe në zbardhjen e tërësishme të ngjarjeve.

Para ndërtesës të Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot e mbledhur një grup qytetarësh në mbështetje të të dyshuarve.

Presidenti Gjorge Ivanov në intervistën e djeshme për Tv Kanal 5 i bëri thirrje Kuvendit të RM-së të vendos për amnisti eventuale të pjesëmarrësve në incidentet në Kuvend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *