Home / Kryesoret / Shtyhet seanca për rastin ”Monstra”, mungoi një avokat, gjykatësi caktoi datën kokë më vete

Shtyhet seanca për rastin ”Monstra”, mungoi një avokat, gjykatësi caktoi datën kokë më vete

Fejzi Aziri, Sami Luta, Agim Ismailoviç, Haki Aziri, u sollën nga Idrizova në Gjykatën e Lartë në Shkup për të ndjekur seancën publike lidhur me këtë rast,

 

Trupin gjykues përveç kryetarit Jovo Vangllovski e përbënin edhe Xhemali Saiti, Faik Arsllani dhe Shpend Devaja. Prokurorja publike, Liljana Spasovska, erdhi në vend të Gordana Geshkovskës. Dafinka Ivanovska ishte avokatja e të dëmtuarve, raporton SHENJA.

Sipas Tv Shenja, mungesa e avokatit Naser Raufi e anuloi seancën për 9 qershor, e premtja e ardhshme në ora 11:00.

Prokurorja tha se më 6 prill është kërkuar marrja e lëndës nga Prokuroria Speciale Publike.

“Ka patur edhe biseda telefonike për marrjen e lëndës. Gjoja se Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë materialet Speciales. Gjykata është e obliguar të sigurojë terren për drejtësi. Gjykata nuk e mori vendimin. Nuk është në rregull që seanca të zhvillohet kaq shpejte, duhen prova të reja për të cilat opinioni e di se ekzistojnë. Mos të vimë në situatë sikur në lëndët e tjera, por unë jam profesioniste dhe dua ti kem të gjitha provat për këtë lëndë. E dimë se ka fakte të reja dhe duhet ti dimë ato fakte në mënyrë që të zhvillohet seancë me fakte dhe drejtësi”, deklaroi prokurorja.

Por Jovo Vangelloski e kundërshtoi prokuroren duke thënë se nëse ka nevojë të merren prova shtesë prokuroria ka mundësi të merr prova.

Vangellovski vendosi kokë më vete për datën e seancës edhe pse avokatët i thanë se nuk mund të marrin pjesë më datë 9 qershor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *