Home / Lajme / Maqedoni / Shukri Xhelili pranë lirimit, ndryshon akuza ndaj tij

Shukri Xhelili pranë lirimit, ndryshon akuza ndaj tij

Apeli i Krimeve të Rënda ka ndryshuar akuzën për ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili duke i lehtësuar dënimin.

Apeli vendosi se Xhelili duhet të akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë dhe jo për korrupsion pasiv, shkruan “Panorama”.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Xhelili është arrestuar në vitin 2016 dhe duke llogaritur kohën e qëndrimit të paraburgim i ngelet edhe pak kohë para se të lirohet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *