Home / Lajme / Botë / Si-En-En nuk e lëshon spotin publicitar të Trampit për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë

Si-En-En nuk e lëshon spotin publicitar të Trampit për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë

Ekipi parazgjedhor i presidentit amerikan, Donald Tramp, i dërgoi kritika kanalit televiziv Si-En-En se ka refuzuar të emetojë spotin publicitar për arritjet e presidentit në 100 ditët e para prej se është në funksion.

Sipas ekipit, media ka sjellë vendim të tillë për arsye se “spoti publicitar është në kundërshtim me politikën e tyre”.

Si-En-En kumtoi se kanë kërkuar nga ekipi që të heqin një pjesë të spotit në të cilin mediat tradicionale janë cilësuar si lajme të rrema.

“Mediat tradicionale nuk janë lajme të rrema dhe për këtë arsye spoti publicitar në pajtim me politikën e medias, do të pranohet vetëm nëse hiqet kjo formulë grafike”, thekson media.

Spoti është me titull “Amerika rrallë herë sheh sukses të tillë”, dhe është duke u transmetuar në Foks njuz dhe Foks biznis netvork.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *