Home / Lajme / Rajon / Si i shpëtoi rënies nga kati i 7-të i riu sot në Tiranë

Si i shpëtoi rënies nga kati i 7-të i riu sot në Tiranë

Një djalë i ri ka shpëtuar mrekullisht në Tiranë, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të shtatë i pallatit ku ai jeton.

Tenda në ballkonin e një apartamenti në katin e dytë i ka shpëtuar atij jetën, pasi 27-vjeçari ka shmangur kështu përplasjen e drejtpërdrejtë me tokën.

I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi, nëse kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasje, apo rënie aksidentale të të riut.  Fotoja më poshtë është postuar nga JOQ.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *