Home / Lajme / Rajon / Si po ju grabit Raiffeisen Bank

Si po ju grabit Raiffeisen Bank

Bankat janë cilësuar gjithnjë “vjedhësit me kollare”, pasi prapa fytyrave të pastra, kostumeve të ngrira dhe ambientit steril lëvrijnë hajdutët më të mëdhenj që rrjepin qytetarët. Diku, kredi me interesa marramendëse, diku duke mos dhënë informacionin e duhur, që në proporcion me të, mbushin faqe të tëra për qytetarët, deri në 15 apo 20 faqe. Dhe ku shqiptarët që janë gjithnjë në ngutje, në lëvizje në papunësinë e tyre shohin rreshtin e parë dhe të fundit që është shkruar aty, pa hyrë shumë në detaje dhe duke hedhur firmën mbi atë që sjell pastaj skllavërimin dhe varësinë ndaj bankës përkatëse.
Një skemë të tillë përdor Raiffeisen Bank. E cila nuk të fal në të tilla raste, duke qenë se mbështetet dhe në faktin se ka me vete dhe shtetin, sipas arsyetimit të saj.
Ndërkohë që shqiptarët marrin kredi në bankë me interes tre herë më shtrenjtë se në filialet e bankave në vendet e Bashkimit Europian, banka aplikon 5.5 % normën e interesit për kreditë familjare dhe 9 -10 % interes për kreditë e biznesit. Këto interesa janë 3 herë më të larta se në Evropë, duke i kthyer bankat në Shqipëri në skema të pastra fajdesh, ku janë zhytur hallexhinj e kanë falimentuar investitorë.
Banka e Shqipërisë prej 7 vitesh ka lejuar vjedhjen e shqiptarëve nga bankierë me kollare. Deklaratat tronditëse vijnë nga ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve në Shqipëri. Të cilët thonë se termi konkurrencë në sistemin bankar është abuzuar dhe vazhdon të abuzohet.
Nëse banka do të marrë fonde në tregun ndërkombëtar për të kredituar ekonominë shqiptare, norma, euribori, nuk është më shumë se 0.5, por kjo nuk e bën të justifikueshme që normat e interesit të jenë kaq të larta. Në këto kushte do të kishte pas një rol më të lartë politika monetare që ndiqet nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkohë që nëse merr një kredi, atëherë euribori lëviz sipas dëshirës së bankës, që mund të arrihet deri dhe në 6 përqind të interesit, duke e tejkaluar normën e parashikuar në kontratën e marrjes së kredisë, që mund të jetë, “e lehtësuar” 5.8 përqind, por që arrin deri dhe 12 përqind një kredi familjare dhe jo për biznes. Raiffeisen Bank është “nëna” e këtyre gjërave dhe ku qytetarët kanë rënë viktima. Të cilët lënë peng shtëpitë, që kanë futur si garanci apo koletoral që konfiskohen, fryt jo vetëm i mungesës së pagesës por dhe gjobave të pajustifikueshme. Kjo pasi e kanë mbërthyer për gryke klientin, i cili prezantohet më pas me përmbaruesit private që kanë dhe para të majme për çdo banesë apo garanci të konfiskuar. Ndaj Raiffeisen Bank rezulton me një fitim vjetor mbi 30 %. Dhe ndërkohë që kriza globale po vazhdon prej vitesh Raiffeisen Bank del me fitim, për më tepër kur normat e interesit të kredive janë shumë shumë të larta. Ndërsa ka një mungesë të theksuar transparence. Ndërsa vepron thuajse si institucion fajdesh nën hundën e Bankës së Shtetit, ku askush nuk guxon të ngrejë zërin pasi paguan nën dorë. Në “kurthin” e bankës kanë rënë edhe qytetarët, të cilët nuk dinë se ku të ankohen. Ndërsa banka operon me dy standarde, shumë ndryshe krahasuar me vendin e saj të origjinës. Banka shpjegon se operon mbi atë që quhet, risku i vendit, në fakt me këtë fjalë është abuzuar shumë.
Megjithatë ata që kanë “riskun” më të madh janë qytetarët shqiptarë, që jo pak janë masakruar nga interesat tepër të larta dhe pamundësia për të paguar kreditë./Pamfleti.com

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *