Home / Shëndeti / Si të pastroni shporetin elektrike me pllakë xhami

Si të pastroni shporetin elektrike me pllakë xhami

Një nga gjërat më të mira të këtyre sobave është pastrimi i lehtë i tyre. Duhen vetëm disa minuta, dhe nuk do ta besoni shkëlqimin. Për më tepër që nuk mbledhin ushqim, të djegura apo cepa plot me yndyrë, të vështirë për t’u pastruar. Gjithsesi është mirë që t’i bëhet një pastrim rrënjësor javor që të hiqni njollat e yndyrës apo mbetjet ushqimore.

Çfarë ju nevojitet:
Ujë i ngrohtë me sapun
Një sfungjer
Pastrues për sobat e xhamit (mund të përdorni dhe sodë buke e uthull)
Një copë të butë
Letër kuzhine

Udhëzimet:
Përdorni ujin e ngrohtë dhe sfungjerin që të mblidhni lehtësisht të gjithë mbetjet. Sigurohuni që soba të jetë e ftohur krejtësisht para se të nisni procesin e pastrimit. Fërkoni lehtë të gjithë mbetjet e ngjitur që shihni.
Me një peshqir të butë dhe të pastër fshijeni dhe thajeni të gjithë sobën.
Aplikoni solucionin e posaçëm për këto soba (ose bëni një pastë me sodë buke) dhe me lëvizje rrethore fërkojeni me anën më të fortë të sfungjerit derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e mbuluar me solucion.
Vazhdoni të fërkoni, do të ndjeni disa pjesë më të forta derisa të shihni që e gjithë sipërfaqja të jetë e lëmuar.
Hiqeni solucionin nga soba duke përdorur letër kuzhine, sërish me lëvizje rrethore (nëse përdorni sodë buke, shpërlajeni me peshqirt të pastër dhe fshijeni me letër kuzhine).
Me siguri po shihni reflektimin e vetes tek soba juaj!

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *