Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata e Policisë kërkon përgjegjësi nga Çavkovi për ngjarjet e 27 prillit

Sindikata e Policisë kërkon përgjegjësi nga Çavkovi për ngjarjet e 27 prillit

Sindikata e Pavarur Policore (SPP) kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të ndalojë siç e quajnë ata, gjuetia ndaj pjesëtarëve të policisë dhe pezullimet për shkak të ngjarjeve më 27 prill në Kuvend. Nga SPP kërkuan që Çavkov të jep përgjegjësi për të gjitha veprimet dhe procedimet që po bëhen ndaj policëve,

 

“Drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov, nuk do të mund të shpëtojë pavarësisht se po bëhet gati të ikë nga posti dhe policët e thjeshtë t’i lejë duke vuajtur bashkë me familjet e tyre si pasojë e mos marrjes së rrogave të plota”, deklaroi Goce Dellçev Todev, kryetar i SPP-së.

Nga SPP paralajmëruan se do të kërkojnë takim me ministrin e brendshëm, Agim Nuhiu, për të biseduar rreth pezullimeve në MPB.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *