Home / Lajme / Botë / S’ka siguri për askënd në Kabul: Kur largohemi nga shtëpia, nuk e dimë nëse do të kthehemi!

S’ka siguri për askënd në Kabul: Kur largohemi nga shtëpia, nuk e dimë nëse do të kthehemi!

 

Amiri, Nuri, Mujtaba dhe Isa flasin për frikën nga ajo që i pret në Kabul. Në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, jemi së bashku me të dëbuarit nga Gjermania kur vjen lajmi i tmerrshëm për sulmin ndaj organizatës suedeze të ndihmave “Operation Mercy”. Tmerrohemi, sepse të tmerrshme janë të gjitha sulmet, shkruajnë për DW, Sandra Petersmann dhe Birgitta Schülke-Gill.

Detajet janë ende të paqarta. Por, telefonojmë në Kabul, ndërsa nga rrjetet sociale marrim vesh për ato që raportojnë kolegët afganë. Njoftojmë familjet tona se ne jemi mirë. Miq dhe kolegë na dërgojnë SMS, shkruajnë në Whatsapp. Të dëbuarit e kuptojnë mirë gjermanishten dhe ndjekin bisedat tona me familjet në Gjermani. Mujtaba dhe Isa na shprehin keqardhje. Flasim me kreyeredaktoren e Deutsche Welles dhe të ngarkuarin për siguri dhe veprojmë sipas sugjerimeve.

Sulmi kishe për synim të huajt kësaj radhe. Objektiv ishte një kompleks banimi dhe organizatat e ndihmave. Një roje afgane dhe një ndihmëse gjermane janë vrarë. Rojës i është prerë koka. Një ndihmëse nga Finlanda është rrëmbyer. Ky është sulmi i parë i drejtuar vetëm kundër të huajve në Kabul. Por shumica e sulmeve kanë për synim civilët. Prej fillimit të vitit në Kabul ka pasur të paktën shtatë sulme të rënda, me disa qindra viktima. Sulmet i kanë kryer talibanët apo “Shteti Islamik”.

Ditët e kaluara e kemi përjetuar një Kabul të qetë. Dielli ndriçonte tërë kohën në qiellin e pastër. Njerëzit me të cilët bisedonim ishin shumë të dashur dhe të hapur. Sa mashtruese është kjo qetësi, tregon edhe sulmi i fundit.

Në Kabul nuk ka kurrfarë garancie për siguri. Një vend që sot duket i sigurt, nesër mund të jetë objektiv sulmi. Punëdhënësi jonë na jep këshilla të sakta për sigurinë, të cilave u përmbahemi. Sillemi ashtu siç na thotë zemra dhe mendja. Dhe kaq.

Të gjithë bashkëbiseduesit tanë i pyesim se çfarë mendojnë për SHBA-të, NATO-n dhe trupat e dërguara në Afganistan: “Çfarë mund të sjellin ato, kur asgjë nuk ndryshon”? “Më e rëndësishmja është që ne afganët të fillojmë më në fund të qeverisim vendin tonë”! “Ne duhet të çarmatosim grupet e armatosura dhe të ndërtojmë forcat tona”! “Ushtarët e huaj nuk na duhen, nëse nuk futen në luftime”! “Neve na duhet siguria dhe shkollimi”!

Përgjigjet dallojnë shumë, por një është e qartë: askush në Kabul nuk ndjehet i sigurt. Të gjithë jetojnë me rrezikun dhe panjohuritë – si do të vazhdojë jeta? Dëgjojmë edhe këtë fjali: “Kur largohemi në mëngjes nga shtëpia, nuk e dimë nëse në mbrëmje do të kthehemi. Por, nuk mund të rrimë vetëm në shtëpi”!

Terrori dhe rreziqet janë pjesë e jetës së përditshme në Kabul. Ndërkohë që duhet shtuar edhe kriminalitetin e bandave, rrëmbimet dhe dhunën, që janë bërë pjesë e përditshmërisë. Afganistanin dhe Kabulin i njohim nga udhëtimet e shumta në këtë vend. Prezenca ushtarake e huaj këtu i ka mundësuar këtij vendi përparim dhe hapje, por jo edhe paqë dhe siguri. /DW/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *