Home / Kryesoret / SKANDAL: Prokuroria kërkon nga policia t’i lirojë huliganët që shkuan për të vrarë Selën e Zaevin

SKANDAL: Prokuroria kërkon nga policia t’i lirojë huliganët që shkuan për të vrarë Selën e Zaevin

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi se merr udhëzime të drejtpërdrejta nga Prokuroria Themelore se si të veprojë me të ndaluarit të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj deputetëve në Kuvend. Në komunikatën e MPB-së thuhet se prokurori, një ditë më parë ka kërkuar lirimin nga stacioni policor të tre të dyshuarve, pas marrjes së tyre në pyetje.

Prokurori i paemëruar në komunikatën e MPB-së, më tej kërkon edhe të informohet për rrjedhën e hetimeve të policisë si dhe vetë Prokuroria të udhëzojë nëse ata duhet të privohen nga liria.

“Nga ana e prokurorit publik është dhënë udhëzim që pas përfundimit të hetimeve të nevojshme, personat e marrë në pyetje të lirohen nga stacionet policore kurse dëshmitë material të dokumentuara për to, në periudhë paraprakisht të caktuar kohore, t’u prezantohet. Pas shqyrtimit të dëshmive material në prokurorinë Themelore Publike, nga ana e tyre do të jepet udhëzim se kur t’u shqiptohet padi penale dhe në çfarë mënyrë do të kapen këto njerëz, nëse do të ftohen ose do të privohen nga liria me urdhra paraprake nga Prokuroria Themelore.”

Këtë çështje e ngriti një ditë më parë , i cili nga burimet e tij mësoi se Prokuroria Themelore e Shkupit ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme para-kualifikim të lëndëve dhe më shumë fakte për veprimet e sulmuesve, të cilat kanë pasur pasoja konkrete.

Siç mësoi televizioni i Shkupit, prokurorja Gordana Geshkovska ka urdhëruar të gjithë eprorët në këtë Ministri ta informojnë vetëm atë për çfarëdo që ka të bëjë me natën e përgjakshme. Ndërkaq, 6 prokurorëve që janë angazhuar me këtë rast nuk iu është mundësuar të dalin në vendin e ngjarjes për ekspertizë.

Për ngjarjet në Kuvend janë ndaluar më shumë persona, kurse vetëm 8 prej tyre tashmë janë në paraburgim në burgun e Shutkës. Të njëjtët ndiqen vetëm për dy vepra penale, por sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend, janë kryer gjithsej 28 vepra penale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *