Home / Lajme / Maqedoni / Skenari i luftës dhe përgjakjes në Maqedoni

Skenari i luftës dhe përgjakjes në Maqedoni

Xhenis Sulejmani, gazetar njohësi i zhvillimeve  poltike ka thënë se ithtarët e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së nuk tremben nga një kryeparlamentar shqiptar, por po tremben nga një përbërje e re qeveritare ku nuk do të ketë vend për VMRO-në.  Ai ka thënë, se këtu qëndron ankthi i gruevistave sepse, në këtë mënyrë të njëjtit do të ballafaqohen me drejtësinë dhe do të përgjigjen për keqpërdorimet institucionale gjatë qeverisjes së kaluar 10 vjeçare.

Zgjedhja e një shqiptari në krye të Kuvendit siç duket po i tremb maqedonasit. Dhe ndonëse po përflitet që skenari i luftës dhe i përgjakjes së javës së kaluar do të përsëritet në Maqedoni, megjithatë njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar,  se skenarët e luftës dhe të përgjakjeve e shpejtojnë zhvillimin e ngjarjeve. Sipas tyre, shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të mos ndërmarrin asnjë hap të parakohshëm, por të bëhen gati për të gjitha variantet e vetëmbrojtjes.

 Abedin Zymberi njohësi i çështjeve politike nga Maqedonia ka vlerësuar, se  Qeveria e deritashme është mbuluar me krim e hajni.  Sipas tij, situata në Maqedoni nuk ka të bëjë me atë se a është shqiptar kryeparlamentari apo jo, por problemi është tek dorëzimi i qeverisë i cili i dërgon me qindra njerëz të kësaj partie në burg.

“Ata tani si kart nacionaliste e përdorin deklaratën e partive shqiptare kinse si “Platformën e Tiranës”, të cilën edhe vet Gruevski në bisedimet për Qeverinë e re me BDI –në, ka pranuar të gjitha pikat përpos vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. Mendoj, se shumica e maqedonasve nuk janë për konflikt. Gruevski për ta shpëtuar vetën është në gjendje të skenojë edhe konflikte ndër-etnike. Ka pasur tentativa të tilla disa herë por nuk i kaluan. Prandaj, besoj se deri tek konflikti ndër etnik nuk do të vijë përderisa më shumë se gjysma e maqedonëve janë për një Maqedoni më ndryshe nga kjo e cila është edhe në interes tonin si shqiptarë. Besoj, se dalngadalë do ti ngushtohet rrethi dhe do të jetë i detyruar ta dorëzojë pushtetin. Prandaj në këtë rast shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm që mos të bien pre e skenarëve të VMRO-së, sepse nuk duhet që konfliktin politik  ta shndërrojnë në konflikt ndëretnik, meqë  ajo i konvenon më shumë partisë VMRO”, është shprehur Zymberi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *