Home / Lajme / Maqedoni / « Skender Rexhepi – Zejd » Me porosi për aktivistët e Lëvizjes Besa

« Skender Rexhepi – Zejd » Me porosi për aktivistët e Lëvizjes Besa

Anëtari i kryesisë qendrore dhe Sekretari Organizativ i Lëvizjes Besa, Skender Rexhepi – Zejd, përmes rrjetit social Facebook, u ka drejtuar një porosi të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Besa.

Ai gjithashtu përgëzon aktivistët për punën e palodhshme që kanë bërë në ngritjen e dinjtetit njerzor dhe kombëtarë të shqiptarëve që dëshmohet edhe në rezultatet e fundit të anketës së Institutit Ndërkombëtar Republikan, transmeton Zhurnal.

“Anketa e fundit e IRI-t, ishte vetëm edhe një dëshmi shtesë për punën tuaj të palodhshme në ngritjen e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar të shqiptarëve.”

Sipas tij kjo është edhe një motiv shtesë që të vazhdohet rrugëtimi i tyre i përbashkët, pasi siç thotë ai, çdo ëndërr e madhe fillon nga një ëndërrimtar.

“Një motiv shtesë në rrugëtimin tonë të përbashkët , le të shërbejë edhe kjo fjali:

ÇDO ËNDËRR E MADHE FILLON ME NJË ËNDËRRIMTAR. GJITHMONË MBAJENI MEND, JU KENI BRENDA JUSH FORCË, DURIM DHE PASION PËR TË ARRITUR YJET DHE PËR TË NDRYSHUAR BOTËN.”

Dje Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) me seli në Shkup, ka bërë publik një sondazh të realizuar në muajit mars lidhur me rejtingjet e partive politike në vigjlje të zgjedhjeve lokale. Sipas kësaj anketë Lëvizja BESA ka pasur ngritje të madhe duke iu afruar shumë partisë së Ali Ahmetit BDI-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *