Home / Lajme / Maqedoni / S’na gjykojnë dot Katica e Fatimja, thonë nga VMRO-DPMNE-ja

S’na gjykojnë dot Katica e Fatimja, thonë nga VMRO-DPMNE-ja

“Anëtarët e VMRO-së janë të sinqertë dhe patriotë dhe ata nuk mund t’i gjykojë as Fatime Fetai, as Zoran Zaevi, e as Katica Janeva”,- thanë nga VMRO, duke kërkuar nga PSP të hapë edhe raste që kanë të bëjnë me LSDM-në.

 “Qëllimi i Speciales është që të kompromitojë VMRO-në”,- akuzoi Antonio Milloshovski.

“PSP është shndërruar në dorë e zgjatur e LSDM-së, presim që presioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por ne jemi të gatshëm që t’i bëjmë ballë presioneve të këtilla”,- tha  Milloshovski.

Në të njëjtin qëndrim është edhe kryeministri teknik, Dimitriev, që akuzohet për rastin “Talin”, kur ka qenë sekretar i përgjithshëm i VMRO-së.

“Janë të pavërteta akuzat që i bëhen anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Tentimet e tilla të LSDM-së nëpërmjet PSP-së nuk do të kalojnë. E gjithë prona është e fituar në mënyrë ligjore. Të gjithë qytetarët kanë mundësinë  që të donojnë në llogarinë e partisë”,- është shprehur Dimitriev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *