Home / Lajme / Botë / Snajperisti i SAS qëlloi një xhihadist të ISIS prej 2.4km largësi

Snajperisti i SAS qëlloi një xhihadist të ISIS prej 2.4km largësi

Një snajperist i SAS thuhet se ka qëlluar për vdekje një xhihadist të ISIS nga 2.4km largësi, duke përdorur snajperin më të fuqishëm në botë.

Plumbit iu deshën vetëm tre sekonda për të arritur cakun e tij – fytin e një terroristi të “Shtetit Islamik” në qytetin Mosul të Irakut.

Ushtari britanik përdori armën ‘CheyTac M200’ që prodhohet në Karolinë të Jugut dhe që kushton 13,800 dollarë – dhe e cila mund të avullojë organet e një personi nga 2,500m, transmeton Gazeta Express.

Terroristi ishte duke dalë nga një ndërtesë dy javë më parë, përderisa snajperisti i SAS thuhet se tërhoqi këmbëzën, duke regjistruar kështu vrasjen më të vështirë në historinë e SAS-it.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *