Home / Kryesoret / Sonte hapet objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë

Sonte hapet objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike dhe karakteristika akustike sipas të gjithë standardeve botërore, do të hapet sot në orën 19 me koncert ekskluziv të Filarmonisë me të cilin solist do të performojë pianisti i njohur maqedonas Simon Tërpçeski.

Filarmonia e Maqedonia, e cila është institucioni më i vjetër nga sfera veprimtarisë muzikore-skenike në republikën e Maqedonisë, bëhet me objekt pas 73 viteve nga ekzistimi. Koncerti do të jetë nën dirigjimin e një prej dirigjentëve më prestigjioz dhe më të kërkuar të të gjithë kohërave, maestro Vlladimir Ashkenazi nga Rusia.

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë shtrihet në sipërfaqe prej 12.400 metra katrorë. Disponon me dy salla, sallë të madhe me kapacitet prej 1.000 vendeve dhe sallë të vogël, shumë-dedikuese me kapacitet prej 310 vendeve prej të cilëve 168 janë ulëse fikse, 110 janë ulëse teleskopike dhe 32 mobile.

Objekti posedon edhe kafene, dyqan muzikor dhe vende për parkim për të punësuarit. Në gjithë procesin e ndërtimit të objektit janë respektuar të gjithë qëllimet programore dhe kërkesat e të punësuarve në Filarmoni.

Është furnizuar edhe pajisje e re e kompletuar për muzikantët, karrige në varshmëri nga tipi i instrumentit, trekëmbësha dhe mbajtës për instrumente, vitrina të posaçme për ruajtje të instrumenteve, mbajtës për partipaturat dhe trupa ndriçues për ta.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *