Home / Kuriozitete / Sonte përmbyllen Netët e 45-ta Operistike të Majit

Sonte përmbyllen Netët e 45-ta Operistike të Majit

Tradicionalisht më 31 maj me “Aidën” e Verdit, sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të mbyllen Netët e 45-ta Operistike të Majit. Këtë vit në “Aida” do të performojnë solistë nga Opera shtetërore turke nga Stambolli. Regjisor është Dejan Proshev, ndërsa dirigjent Vanja Nikollovski-Gjumar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Rolin kryesor do ta luaj Deniz Jetim, ndërsa në ekip janë edhe: “Ajshe Ozkan (Amneris), Efe Kislali (Radames), Tunxhaj Kurtogllu (Ramfis), Xhengiz Sajin (Amonsaro), Dragolub Bajiq nga Serbia (Faraon), Nadezhda Ruben (klerike kryesore) Marijan Nikollovski (Zëdhënsë).

Do të performojnë orkestra, kori dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Skenografia është e Zoran Kostovskit, kostimografe është Elena Donçeva, koreograf – Snezhana Filipovska.

Opera dhe Baleti i Maqedonisë kumtoi se gjatë pauzës së shfaqes “Aida” do të organizohet koktel për të gjithë të pranishmit, ndërsa kompania ajrore “Turkish erlajns” me zgjedhje të rastësishme do t’i ndajë dy bileta vizitorit më me fat, njofton AIM.

” ‘Aida’ është studim i historisë, gjeografisë dhe religjionit të Egjiptit, operë e cila edhe sot ka vend të rëndësishëm në repertorin artistik dhe shfaqet çdo vit mbarë botën,”, thekson OBM. Premierë është shfaqur në Kajro në vitin 1871.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *