Home / Lajme / Rajon / Sot mbahet Maratona e Shkupit, pjesëmarrje rekorde

Sot mbahet Maratona e Shkupit, pjesëmarrje rekorde

Sot në Shkup po mbahet maratona e 13 “Wizz Air” në të cilën për pjesëmarrje janë paraqitur mbi 8.500 persona nga 51 shtete – një mijë më shumë sesa në edicionin e kaluar.

Ky manifestim financiarisht është mbështetur nga Bashkia e Shkupit me 1.200.000 denarë, ndërsa në dispozicion janë të gjitha ndërmarrjet publike të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit.

Në kuadër të maratonës, gjatë ditës së djeshme u mbajt edhe mini-maratonë për fëmijë në shëtitoren e Vardarit. Partner i kësaj mini-maratone ishte Komiteti Olimpik i Maqedonisë dhe UNICEF-i.

Starti i maratonës ishte në orën 08:30, si dhe maratona me stafetë, ndërsa 15 minuta më vonë nisi gara në 5 kilometra.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *