Home / Lajme / Botë / Spanja heq pengesën, Mali i Zi gati për anëtarësim në NATO

Spanja heq pengesën, Mali i Zi gati për anëtarësim në NATO

Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO e ratifikoi edhe senati spanjoll, duke hequr kështu një pengesë të madhe drejt përmbushjes së dëshirës së hershme të shtetit të vogël mes Adriatikut dhe maleve.
Pas 1 qershorit, hyn në fuqi edhe akti i ratifikimit në Holandë. Me të përfunduar kjo procedurë kombëtare, do të pasojë ftesa e sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg që Podgorica t’i bashkohet aleances veri-atlantike. Qeveria malazeze njoftoi me krenari se po përmbush në këtë mënyrë një prej objektivave prioritare të saj për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik.

Procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nisi qershorin e 2016-tës ndërsa dy ditë më vonë, shteti i parë që e hodhi një hap të tillë u bë Islanda, e cila përpara një dekade ishte treguar po kështu e para në njohjen e pavarësisë së  Malit të Zi.

 Opozita malazeze ndërkohë nuk ka lënë shumë hapësirë për kremtime dhe e ka spostuar vëmendjen tek një tjetër ngërç, ai i demarkacionit me Kosovën. Një nga liderët më të zëshëm opozitare në vend, Nebojsha Medojeviq, i kërkoi ekzekutivit që për këtë arsye, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësi i Frontit Demokratik pro-rus u shpreh se me një lëvizje të tillë, Podgorica do të arrijë të mbrojë interesat e veta kombëtare dhe dinjitetin e vendit.

Reagimi i tij erdhi pas dështimit të qeverisë së Isa Mustafës përballë ligjvënësve që mbështetën mocionin e mosbesimit të opozitës. Një nga arsyet e kësaj disfate ishin pikërisht marrëveshjet e shumëdebatuara të firmosura nga ekzekutivi kosovar në 2015-tën mbi shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe formimin e komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *