Home / Lajme / Maqedoni / Spasovski: MPB-ja asnjëherë më nuk do të jetë shtab partiak (Foto)

Spasovski: MPB-ja asnjëherë më nuk do të jetë shtab partiak (Foto)

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, përmes rrjetit social Facebook ka uruar 7 majin (Ditën e Policisë së Maqedonisë). Ai shkruan se MPB-ja asnjherë nuk do të jetë shtab partiak i ndokujt.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

 “MPB asnjëherë më nuk do të jetë shtab partiak i ndokujt. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, fillon nga radhët e MPB. Në MPB nuk ka vend për kriminelë. Besimin do ta marrin me dekriminalizimin e policisë. Do të ndërtojmë polici e cila do të kujdeset për sigurinë e qytetarëve, polici e cila do të mundësojë siguri dhe jo frikë tek qytetarët. Profesionistët e vërtetë përsëri do të jenë krenar me këtë institucion”, shkruan Spasovski./Tetovasot/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *