Home / Kryesoret / Spasovski paralajmëron reforma në polici – (VIDEO)

Spasovski paralajmëron reforma në polici – (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, sot paralajmëroi se do të zbatojnë reforma në polici dhe shërbimet e sigurimit me qëllim që ajo të bëhet servis profesional, modern dhe efikas për qytetarët.Këto komente ai I bëri gjatë një konference për shtyp me gazetarë.

“Së bashku me profesionistët, do t’i bëjmë reformat e nevojshme përmes të cilave do të mundësojmë që policia që i mbron vetëm qytetarët, e jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdolloj interesash të tjera”, tha Spasovski, transmeton Televizioni Koha.

Ai shtoi se do t’i përmirësojnë kushtet për punë të të punësuarve në polici dhe shërbimet e sigurimit dhe do ta përforcojnë besimin dhe bashkëpunimin midis policisë dhe qytetarëve.

“Vetëm përmes depolitizimit dhe dekriminalizimit të policisë mund të ndërtojmë sistem të sigurt profesional dhe efikas që do ta garantojë sigurinë, stabilitetin dhe shtetin ligjor, ashtu siç jemi të vendosur  ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë”, theksoi Spasovski, transmeton Televizioni Koha.

Paralajmëroi kthimin e policit – për ruajtjen e rendit në rrugët në vendet e banuara, ndërsa në pjesën e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim planifikohet kontroll kuvendor ndaj kësaj Drejtorie. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *