Home / Kryesoret / Spasovski: Policia do të bëhet servis profesional dhe efikas i qytetarëve

Spasovski: Policia do të bëhet servis profesional dhe efikas i qytetarëve

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, sot paralajmëroi se do të zbatojnë reforma në polici dhe shërbimet e sigurimit me qëllim që ajo të bëhet servis profesional, modern dhe efikas për qytetarët.

“Së bashku me profesionistët, do t’i bëjmë reformat e nevojshme përmes të cilave do të mundësojmë që policia që i mbron vetëm qytetarët, e jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdolloj interesash të tjera”, tha Spasovski në konferencën për shtyp.

 Ai shtoi se do t’i përmirësojnë kushtet për punë të të punësuarve në polici dhe shërbimet e sigurimit dhe do ta përforcojnë besimin dhe bashkëpunimin midis policisë dhe qytetarëve.

Paralajmëroi kthimin e policit – për ruajtjen e rendit në rrugët në vendet e banuara, ndërsa në pjesën e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim planifikohet kontroll kuvendor ndaj kësaj Drejtorie.

“Vetëm përmes depolitizimit dhe dekriminalizimit të policisë mund të ndërtojmë sistem të sigurt profesional dhe efikas që do ta garantojë sigurinë, stabilitetin dhe shtetin ligjor, ashtu siç jemi të vendosur  ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë”, theksoi Spasovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *