Home / Lajme / Botë / Sri Lankë: 146 të vdekur, 112 të zhdukur nga vërshimet

Sri Lankë: 146 të vdekur, 112 të zhdukur nga vërshimet

Është rritur në 146 numri i përgjithshëm i të vdekurve ndërsa në 112 i të zhdukurve në Sri Lankë pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut si pasojë e shirave të pandërprera. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë më shumë trupa nga rrëshqitjet e dheut.

 

Edhe pse momentalisht moti është i kthjellët, është parashikuar mot me shi për sot dhe nesër. Druhet se shiu do të sjellë edhe më shumë mizëri për mbi 100 mijë persona të zhvendosur në rajonet perëndimore dhe jugore të vendit, të cilat ishin goditur nga shira të rrebeshtë për dy ditë më radhë, transmeton Express.

Duke i shfrytëzuar reshjet kohëshkurtra, ushtarët e kanë mundësuar qasjen në rrugët e zonave më të prekura derisa rrugët tjera janë të qasshme përmes anijes, ka thënë gjenerali Sudantha Ranasinghe, i cili është duke e udhëhequr misionin e kërkim shpëtimit.

Ai ka thënë se nuk pret që do të gjenden të mbijetuar të tjerë./Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *