Home / Kryesoret / Stërvitje emergjente ushtarake në Serbi

Stërvitje emergjente ushtarake në Serbi

Ushtria serbe ka thirrur urgjenitsht anëtarët e saj rezervë për t’u stërvitur.

Anëtarët rezervë thirren një herë në çdo pesë vjet për stërvitje, pasi shërbimi ushtarak zgjat deri në 65 vjet. Mirëpo, për serbët duket se është e pazakontë pasi vet ata nuk janë në dijeni se për çfarë stërvitje është fjala.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jovan Krivokapiq i ka thënë N1 se ushtrimi nuk ka të bëjë me gjendjen e sigurisë.

“Kjo është një praktikë e rregullt”, ka thënë Krivokapiq, transmeton lajmi.net.

Interesimet për të ditur më shumë rreth kësaj situate janë shtuar pasi thirrjet për stërvitje ushtarake kanë mbërritur edhe në Beogradin e Ri, ndërsa qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit serb janë mërzitur duke mos e ditur arsyen e trajnimit.

“Ftesa thekson se thirrja për ushtrimet zgjatë 15 ditë e ata që nuk i përgjigjen dënohen 10 mijë deri në 50 mijë dinarë apo tre muaj burg. Mirëpo Krivokapiq ka theksuar se kjo është një praktikë që është prezantuar pas luftës së dytë botërore”, sipas N1.

Krivokapiq ka thënë se njerëzit të cilët i kanë shërbyer shërbimit vullnetar ushtarak me armë janë kthyer automatikisht në rezervën e ushtrisë serbe.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq shprehu shqetësim për kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës, duke thënë se qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se po vjen një periudhë e vështirë.

“Favorit për kryeministër është Ramush Haradinaj. Duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, Haradinaj kryeministër hap probleme”, ka thënë Vuçiq.

Frika nga zgjedhja e Ramush Haradinajt kryeministër duket se po e shtynë Serbinë t’i aktivizojë ushtarët rezervë./Lajmi.net/

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *