Home / Kryesoret / Strugë, fshati Koroshishtë pa sistem kanalizimi

Strugë, fshati Koroshishtë pa sistem kanalizimi

Tre mijë banorë të fshatit Koroshishtë të Strugës edhe në ditët e sotme përdorin gropa septike. Çdo shtëpi në këtë fshat ka nga dy apo më shumë gropa të këtilla. Nga bashkësia lokale bëjnë thirrje që sa më shpejtë të tejkalohet ky problem serioz si dhe të ndërtohet rrjeti i kanalizimit.

Banorët për Alsat M shpjegojnë se nëpër fshat përhapet aromë kundërmuese, sidomos gjatë verës.

 Një pjesë e fshatit është problematike, sidomos pjesa tek përroi si dhe në disa pjesë tjera ku dheu nuk e thith ujin nga gropat dhe dalin në sipërfaqe, kjo është problematike – thotë Isa Dalipi, një banor i fshatit Koroshishtë. 

Koroshishta është fshati i vetëm në rajonin e Strugës për të cilin ka projekt të gatshëm për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit tashmë katër vite, thonë banorët. Por, projekti ende nuk është vënë në funksion.

Nga Komuna e Strugës sqaruan se projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Koroshishtë dhe fshatrat përreth, kompetente është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve prej të cilës disa herë me shkrim kanë kërkuar zgjidhjen e problemit. Banorët druajnë nga sëmundja e verdhëzës, e cila siç thonë, është përhapur më shumë në rajonin e tyre. Siç thonë, ata janë të gatshëm të investojnë të holla nga xhepi i tyre vetëm që të ndërtohet sistemi i kanalizimit. Pa rrjet kanalizimi janë edhe disa fshatra tjerë të Strugës. Gropa septike ka edhe në Belicë të poshtme, Xhepin si dhe një pjesë e Veleshtës, ku në rrjedhë e sipër është instalimi i sistemit të kanalizimit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *