Home / Lajme / Botë / Sulm masiv kibernetik

Sulm masiv kibernetik

Një sulm masiv kibernetik ku janë përdorur mjete që besohet të jenë zhvilluar nga Agjensia Kombëtare Amerikane për Sigurinë, ka goditur një sërë organizatash përqark botës. Kompjuterë në mijëra vendndodhje përqark botës janë mbyllur nga një program që kërkon një shumë prej 300 dollarësh në sistemin dixhital të pagesave Bitcoin për t’u rihapur.

Në prill, piratët kompjuterikë të njohur si “Komisionerët e Hijes” pretenduan se kishin vjedhur mjetet dhe i kishin publikuar ato në rrjet. Shumë studiues thonë se incidentet që kanë prekur rreth 99 vende duket të jenë të lidhura mes tyre, por ndoshta nuk bëhet fjalë për një sulm të koordinuar ndaj shënjestrave specifike.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli dhe Skoci duket të ketë qenë ndër institucionet më të goditura. Ndërkaq Rusia, sipas disa raportimeve, është përballur me numrin më të madh të sulmeve kibernetike se çdo vend tjetër. Ministri i Brendshëm rus tha se ata tashmë kanë lokalizuar virusin pas një sulmi në kompjuterë personalë që përdorin sistemin operues Windows. Nuk kanë mbetur jashtë sulmit edhe firma e kompani si Telefonica spanjolle, FedEx e Megafon në Rusi.

Disa ekspertë thonë se sulmi mund të jetë ndërtuar për të shfrytëzuar një pikë të dobët në sistemet e Microsoft. Ndryshe nga shumë programe të tjera keqbërëse, ky virus ka aftësinë të lëvizë vetë përqark një rrjeti, pa patur nevojë për shpërndarje të pavetëdijshme nga njeriu. Sapo virusi gjendet brenda një rrjeti, ai do të ndjekë dhe do të infektojë makineritë e cënueshme, duke bërë që impakti publik i infektimit të jetë tepër i madh.

/oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *